Rama: Në krye të betejës së ashpër kundër krizës

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria e sotme është në krizë, më të rëndën që prej asaj të vitit 1997, ndërsa theksoi se vendi është pa buxhet dhe me një sipërmarrje të bllokuar.
Duke folur në takimin me biznesin "Dialog, përgjegjësi, partneritet", Rama theksoi se ekonomia vendase është e bllokuar dhe e ndarë në dysh."Unë do të drejtoj betejën e ashpër kundër krizës", tha Rama, duke theksuar se tani është koha për të folur për të vërtetën plot helm dhe se vendi nuk ka nevoje me te degjoje mjaltin e gënjeshtrave.
Kryeministri premtoi se shumë shpejt do të vihet në jetë zotimi për ngritjen e Këshillit Ekonomik dhe do të shlyhen borxhet ndaj biznesit.
Rama u shpreh administrata tatimore dhe doganore që trashëgohet sot nuk i shërben sipërmarrjes, ndërsa premtoi largim nga këto institucione të çdo punonësi që cënon sipërmarrësit.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj premtoi se brenda dy vitesh rritja ekonomike e vendit do të rikthehet në nivelin 4 për qind.
Duke folur në takim, kreu i ekonomisë shqiptare theksoi se brenda 20 ditësh do të mblidhet Këshillin Ekonomik Shqiptar.
Ahmetaj kujtoi se modeli ekonomik i deritanishëm që bazohej tek remitancat e emigrantëve ka dështuar, ndërsa kriza shqiptare ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes.
"Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë ndër më të ulëtat në 20 vite, ndërsa kreditë e këqija po kapin vlerën mbi 25 për qind", tha Ahmetaj.
I pranishëm në këtë takim, ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se situata ekonomike është e rëndë, por jo e papërballueshme.
"Hendeku negativ i mosrealizimit të të ardhurave është rreth 40 miliardë lekë. Të ardhurat e buxhetit për
vitin 2013 pritet të jenë më pak se 3 vite më parë. Do të ulim shpenzimet për administratën", u shpreh Cani.
Duke theksuar se borxhi ka arritur shifra tepër të larta, Cani theksoi se një nga synimet e para është të shlyhet borxhi ndaj biznesit.
Top channel
Add new comment