Projektligji për importin e mbetjeve shqyrtohet sot në komisione

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:15

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Komisioni i Integrimit do të shqyrtojnë sot projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar””.

Gjithashtu Komisioni I mjedisit do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Për  ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shkëmbimin ajror.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve, do të shqyrtohet Projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Deputetët e opozitës kanë munguar në mbledhjet e mëparshme të komisioneve parlamentare ndërsa nuk dihet nëse sot ata do të jenë të pranishëm në këto komisione.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.