Parkut Logjistik i Tiranës, Basha dhe Peleshi mbyllin fazën e parë të punimeve

Postuar në 09 Tetor, 2013 17:01

Ka përfunduar spot faza e parë e punimeve në Parkun Logjistik të Tiranës, i cili pritet të hapë mijëra vende pune.

“Jemi para një transformimi të madh. Ndërtimi i kësaj faze të projektit punësoi 250 qytetarë, 180 të tjerë janë punësuar ndërkohë në operimin e tij, mijëra të tjerë presin të punësohen. Kjo hapësirë fillon të shërbejë pikërisht për çfarë është ndërtuar, logjistikë dhe jo vetëm për Tiranën por logjistikë për të gjithë rajonin. Dhe kur projekti të ketë përfunduar, brenda kohës dhe me parametrat modernë me të cilat është projektuar, siç përfundon çdo projekt në të cilin kanë marrë pjesë dy investitorët e këtij projekti, mbi 10 mijë qytetarë do të punësohen drejtpërdrejt në këtë ndërmarrje. Ç’lajm i mirë dhe çfarë faktesh të mira ndajmë sot me njeri – tjetrin! Kjo është shenjë e një optimizmi dhe entuziazmi të ndërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë, në këtë rast amerikanë, të besimit tek ekonomia shqiptare, të besimit tek potencialet e Shqipërisë” – u shpreh Basha .

Ne momentin e prerjes se shiritit per perfundimin e fazes se pare te punimeve
Gjatë përurimit ishte i pranishëm, kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri, Niko Peleshi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
“Parku logjistik i Tiranës”, është nje investim i cili në total kap vlerën e 40 milion eurove. Hapësira totale e parkut logjistik të Tiranës është 200 000 m2 dhe është një nga investimet më të mëdha që po zhvillohet në Shqipëri nga shoqëritë Balfin -Group i cili është aksioneri kryesor dhe më i madh, bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe AlbStar sh.p.k. Ky projekt parashikon ndërtimin dhe dhënie me qira të 5 magazinave dhe objekteve industriale të “klasit A”, në zonën më të madhe industriale të Shqipërisë, në autostradën Tiranë-Durrës.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.