Digjen automjetet e rektorit të Vlorës

VLORE- Digjen dy automjetet e rektorit te universitetit te Vlores, Qarri.
Sipas te dhenave te para mesohet se mengjesin e sotem jane gjetur te djegut automjeti personal dhe ai i institucionit te Universitetit “Ismail Qemali”.
Policia ka marre te gjitha provat e nevojshme ne vendin e ngjarjes, ku mberriti pas denoncimit te bere.
Nuk ka ende te dhena per autorin apo autoret e ngjarjes. Nderkohe qe vete rektori ka pranuar se nuk ka konflikte me askend dhe nuk di pse-ne e ketij veprimi. “Une kam bere detyren time dhe jam ne mandatin e dyte me nje votbesim unanim te stafit akademik. Nuk besoj se kjo ngjarje e shemtuar te mund te lidhet me detyren qe bej. Nuk me shkon mendja askund, une di se si e kam bere detyren dhe jam person i njohur ne qytet dhe nuk kam pasur asnje rast qe te jem ndier i kercenuar apo te jem ndjere ne presion”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment