Thirrje opozitës për “Nëpunësin”, Rama-Bashës: Dialog me kushte nuk ka

Një ditë pas apelit të lëshuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim për një takim mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit ka hedhur hapin e parë për gjetjen e një zgjidhjeje politike për çështjen e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil . Përmes një letre të hapur, Rama ka ftuar në bisedime kryetarët e katër partive opozitare me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.
“Dua t’ju rishpreh përmes kësaj letre, vullnetin e palëkundshëm të shumicës së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, për dialog të vazhdueshëm me opozitën dhe me këtë rast, t’ju bëj me dije, se jam gati të takohem me Ju drejtpërdrejt, lidhur me mosmarrveshjen për ligjin 152/ 2013 “për Nënpunësin Civil”. Ne kemi marrë një zotim, të cilit do t’i qëndrojmë deri në fund: me ne në qeverisje, opozitës s’do t’I mungojë në asnjë prej hapsirave për të luajtur rolin e vet dhe asnjë prej mundësive për dialog mes të barabartësh me Qeverinë”, ka nisur letrën Rama.
Kreu i qeverisë ka shprehur sërish bindjen se ligji është i pazbatueshëm dhe se pret nga opozita një alternativë që zgjidh këtë problem.
“Shumica parlamentare dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë vetëm një synim: ta bëjnë të zbatueshëm ligjin në fjalë që jo vetëm sipas nesh, po dhe sipas asistencës teknike evropjane, është i pazbatueshëm në mungesë të akteve nënligjore të domsodoshme. Ne kemi zgjedhur rrugën e aktit normative, si atë më të përshtatshmen. Nga ana juaj, s’kemi arritur të dëgjojmë ende asnjë alternativë tjetër që e zgjidh më mirë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore, por jemi të hapur t’ju dëgjojmë deri në fund për një zgjidhje përtej konsensusit kushtetues.Ja pse, për të dëgjuar çdo argument të opozitës dhe ballafaquar me ju qetësisht, arsyet e shumicës parlamentare për të shtyrë me një akt normative efektet e Ligjit “Për Nënpunsin Civil”. Ua lë Ju të zgjidhni ditën e hënë, të martë apo të mërkurë për një takim mes nesh, nëse natyrisht kjo ftesë përputhet me dëshirat e me interesat Tuaja” përfundon Kryeministri.
Çështja e shtyrjes së hyrjes në fuqi të lit për Nëpunësin Civil është shndërruar në “mollë sherri” mes pozitës dhe mazhorancës. Në seancën plenare të së enjtes, pavarësisht se ishte parashikuar në rendin e ditës, u shty votimin i aktit normative të qeverisë Rama për shkak të mungesës në sallë të opozitës. Kjo e fundit ka bojkotuar edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Rama i përgjigjet Bashës në Twitter: Dialog me kushte nuk ka
Kryeministri Edi Rama reagoi pas përgjigjes së dhënë nga kryetarit të PD-së ndaj letrës së kryeministrit, ku ai shprehte gatishmëria e tij për të dialoguar me opozitën në lidhje me çështjen e nëpunësit civil. Përmes një postimi në Twitter Rama shpreh se dialog me kushte nuk ka.
“Kushte kur ishin në qeveri kushte edhe tani në opozitë! S’kanë kuptuar ende pas 20 vjetësh se dialog me kushte s’ka! Prandaj quhet dialog,”- shkruan Rama në Twitter.
Shqip
Add new comment