Rama, deputetëve: Zëdhënës të komuniteteve, promotorë të investimeve të huaja që sjellin punësim

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:36

TIRANË- Kreu i qeverisë, njëherësh kryesocialisti Rama u ka kërkuar deputeteve të PS të bëhen zëdhënës të komunitetit pranë qeverisë dhe të promotorë të zhvillimit të komuniteteve që përfaqësojnë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar Rama ka kërkuar prej tyre të mbajnë  të informuar qeverinë për problemet, kritikat, sugjerimet e njerëzve në cdo zonë të vendit.

“Cdo deputet të nisë diskutimin në zonën e tij për programin e zhvillimit të zonës dhe nga ana tjetër cdo grup sipas qarqeve ta reflektojë në funksion të nevojave të zhvillimit rajonale të qarkut. Qeveria do të komunikojë me ju e mes jush me cdo komunitet. Bëhuni zëdhënës të komuniteteve dhe promotorë të zhvillimit të cdo komuniteti. Ne kemi mandat për rol të ri qeverisë por edhe një fytyrë e rol të ri deputetit në cdo zonë, cdo deputet të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin dhe rrisin ekonominë dhe cilësinë e jetës”- tha Rama.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.