Brukseli hap derën, status kandidat për Shqipërinë, MSA për Kosovën

Postuar në 15 Tetor, 2013 15:56

Komisioni Evropian (KE) pritet të rekomandojë për Shqipërinë  dhënien pa kusht të statusit kandidat, ndërsa për Kosovën -  dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.

Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së, raporton Alsat-M.

Serbia nga ana tjetër do të marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve, dhe pritet që në dhjetor Këshilli i Ministrave të BE-së të vendosë që bisedimet me Serbinë të nisin në janar të vitit të ardhshëm.

Mali i Zi, i cili po vijon procesin e negociatave të anëtarësimit, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe një qasje të re në politikëbërje.

Për sa i përket Bosnjës, Komisioni do të kërkojë kompromis politik dhe qasje serioze në përmbushjen e disa kritereve; siç janë zgjidhja e çështjes së diskriminimit të minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor si dhe krijimi i një mekanizmi të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në.

Një ditë para publikimit të Raporteve të Progresit, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle sqaron nëpërmjet një deklarate katër pikat ku përqendrohet Strategjia e Zgjerimit e këtij viti.

“Së pari do të bëhet fjalë për Kroacinë dhe për Kroacinë që është bërë vendi i 28-të anëtar, do të bëhet fjalë për pushtetin transformues të zgjerimit, nuk është se e morëm kot Çmimin Nobel të Paqes”.

“Së dyti: do të bëhet fjalë për faktin që zgjerimi vazhdon me gjithë krizën financiare, por vazhdon jo se është me autopilot, por është se është një politikë e besueshme”.

“Elementi i tretë do të jetë motori i ri i raporteve të progresit të këtij viti; në fillim gjërat thelbësore. Çfarë është thelbësore? Shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike, konkurrueshmëria. Ne duam që vendet kandidate t’i bashkohen BE-së edhe në termat ekonomikë”.

“Dhe pika e fundit do të jetë një çështje e nënvizuar edhe vitin e shkuar, Komisioni Europian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe atyre aspirante, në rrugën e tyre për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.

Strategjia e zgjerimit e BE-së

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.