Haxhinasto: Borxhet do të shlyhen

Të gjitha borxhet për kompanitë do të shlyhen. Kështu deklaroi në qytetin e Elbasanit ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.
Ministri tha se nga ana tjeter do te merren masa specifike per te permiresuar segmentet rrugore. Ai ka pare nga afer punimet ne rrugen e re Tirane-Elbasan, per te cilet tha se ndertimi i rruges ka nevoje per nje ritem te ri.
"Kjo është një nga kontratat, ku ka nevojë të ketë një ritëm të ri për të përfunduar punimet dhe c'është më e rëndësishmja, punimet të përfundojnë me të gjithë elementët që ka projekti i kësaj vepre të rëndësishme. E kam fjalën këtu për të standardet inxhinierike të rrugës, e kam fjalën për standardet e sinjalistikës, standardet e sigurisë në rrugë", tha Haxhinasto.
Pyetjes së bërë, se tregtarët ambulantë kanë ngritur çadra në dy anët e rrugës me tunelin, duke u kthyer në një potencial aksidentesh, ministri Haxhinasto e ka cilësuar si një problem që duhet të zgjidhet menjëherë.
"Eshtë ngritur tashmë një task forcë. Sigurisht nuk do të trajtojë vetëm këtë problem, që ka të bëjë me ndërtimet e paligjshme në të dy anët e rrugës, ndërtime të cilat kanë një potencial shumë të madh për aksidente dhe janë shkak i aksidenteve, por edhe në tërësinë e saj, problematika e sigurisë në rrugë është një gjë që tashmë po merr vëmendjen gjithmonë e më të madhe të insticioneve që janë të lidhura me të
Rruga e re ende eshte ne ndertim, ndersa jane shfaqur edhe problemet e para per shkak te mosperfundimit te punimeve ne disa pjese dhe sinjalistikes.
Top Channel
Add new comment