Suela Bedeni, inspektore e përgjithshme e Kryeministrit në shërbimin sekret

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:29

Një tjetër grua i shtohet listës së emërimeve të qeverisë Rama. Suela Bedeni është caktuar për të marrë detyrën e inspektores së përgjithshme të Kryeministrit në shërbimin sekret. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave” shkruan Rama.

Teksa tregon dhe arsyen e përzgjedhjes së saj mes kandidaturash të tjera, Rama shpreh bindjen se koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një “punë burrash”.

“Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një “punë burrash”, por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën”,- përfundon Rama.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.