Ndryshojnë gradat në polici, kriteret për çdo post

Postuar në 18 Tetor, 2013 02:55

Qeveria Rama ndryshon sistemin e gradave të Policisë së Shtetit. Janë tre të reja thelbësore që e ndryshojnë vendimin e vitit 2007 që rregullonte gradat e bluve. Pika 1 dhe 2 e vendimit riformulohen lënë jashtë disa kategori, ndërkohë që risi është mënyra e gradimit për të ripranuarit në radhët e Policisë së Shtetit. Në pikën 1 është përcaktuar se për efekt ripranimi të ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, grada policore ekuivalentohet sipas lidhjes nr. 2, që gjendet i bashkëlidhur në këtë vendim”. Duke parë numrin e ish-funksionarëve të lartë që janë kthyer ose janë ripranuar në polici, ligji i ri lë në fuqi gradën që kanë pasur të ekuivalentuar për këtë kategori funksionarësh të lartë të policisë. Gjithashtu, të gjithë ish-funksionarët e lartë të policisë të cilët u transferuan së fundi, nuk kanë pësuar ndryshim grade përveç Drejtorit dhe Nëndrejtorit.

Ndryshimet Përveç riformulimit në pikën 1, ligji i ri për gradat e policisë shfuqizon pikën dy të vendimit të vitit 2007. Në ligjin për Policinë e Shtetit dhe vendimin e vitit 2007 për gradat, ishte përcaktuar se: Në funksionet e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, oficerit ndërlidhës ose pranë organizmave policore ndërkombëtare, mund të caktohet çdo punonjës policie, pavarësisht gradës, që mban.

Gjatë periudhës në këto funksione, punonjësi i policisë ka të drejtë të fitojë gradën pasardhëse, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara, i pakushtëzuar nga ekzistenca e funksioneve të lira për gradë. Kjo pikë është shfuqizuar, ndërsa vjen një pikë e re dhe e mirëpërcaktuar, që në ligjin aktual flet për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e lartë policor në Republikën e Shqipërisë apo Akademinë e Shkencave të Sigurisë në Ankara. Këta efektivë, në momentin që do të caktohen në detyrë do të marrin direkt gradën nënkomisar.

Kjo kategori rregullohet bazuar në pikën 3. Ndërkaq, ata që kanë marrë grada në kundërshtim me vendimin, do tu hiqen. Pjesa e tretë e pikës 3 përcakton se; në rastet kur konstatohet dhënia e gradës në kundërshtim me kriteret dhe procedurat ligjore, të parashikuara në momentin e dhënies së tyre, të anulohen këto akte dhe të jepet grada sipas kritereve dhe procedurave ligjore të kohës, kur ka lindur e drejta e përfitimit.”

Ndryshimet

Sinjali për ndërhyrjen në sistemin e Gradave të Policisë së Shtetit e dha pak ditë më parë vetë kryeministri i vendit Edi Rama, ndërkohë që Ministri i Brendshëm urdhëroi një grup ekspertësh të merrnin dosjet e efektivëve për të rishikuar gradat e tyre. Kështu, pritet që me anën e këtij sistemi të zbresin në gradë të gjithë ata efektivë të cilët nuk do të përmbushin kriteret e këtij ligji.

Në gradën më të lartë pas asaj të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të Nëndrejtorit, me gradën e Drejtuesit dhe të kryekomisarit do të përfshihen gjithë kategoria e drejtorëve në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtorët e Qendrës së Formimit Policor, Shefi asistent sekretariatit të Drejtorit të Përgjithshëm, Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm, Shef sektori, Specialist koordinator inspektimi dhe Specialist koordinator për analizën e studimet strategjike, Specialist në seksionin e menaxhimit të nivelit të mesën e lartë drejtues dhe Specialist në sektorin e programeve mësimore në Qendrën e Formimit Policor. Në këto sektor janë kthyer thuajse pjesa më e madhe e ish drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, ndërsa nuk kanë ndryshuar emërtimet e gradave nga ajo që është përcaktuar në vitin 2007. Ekuivalenca e gradës së njëjtë do të vlejë vetëm për të ripranuarit,

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.