Heidi Klum, e destinuar për të qenë e suksesshme.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:39

Heidi Klum, modelja 40-vjeçare, ka postuar në Instagram disa foto të saj kur ishte 13 vjeç. Heidi duket me flokë kaçurrela, ngjyrë kafe dhe me një fjongo rozë në kokë.

Ajo mban në qafë një varëse, vathë dhe është lyer me një buzëkuq “pink”. Karriera e saj dukej se ishte e garantuar dhe përveç bukurisë modelja duket se ishte tejet e apasionuar pas veshjeve dhe makeup-it qysh në moshë të vogël.

Ajo ka postuar dhe një foto tjetër, ku shkruan “një ndër të parat “foto shooting”. Në fotot e të shkuarës Klum shfaqet me flokë e sy të errët, ndryshe nga sot kur është bjonde dhe shumë më elegante. 
40-vjeçarja e ka nisur karrierën që prej viteve ’90, duke u bërë imazhi i kompanive më prestigjoze në tregun ndërkombëtar. Heidi ka qenë edhe një ndër ëngjëjt e “Victoria Secret’s” dhe sot është një ndër më të kërkuarat në tregun e modës. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.