Kunis dhe Kutcher, shtëpi 10 mln $ në Beverly Hills.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:31

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher duken një çift perfekt. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe për këtë arsye kanë blerë një shtëpi në Beverly Hills rreth 10 milionë dollarë.

Shtëpia e re është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ka një pishinë, 3 dhoma gjumi dhe 4 banjo të vendosura në të dyja katet.

Punëtorët duket se kanë filluar restaurimin e godinës sepse së shpejti pritet zhvendosja e çiftit Kunis-Kutcher së bashku me fëmijën e tyre të parë.

Marrëdhënia aq shumë e diskutuar e aktorëve Kunis-Kutcher nisi pas përfundimit të martesës së tij me aktoren Demi Moore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.