Kritikohet Irina Shayk
Irina Shayk ka marrë një lum kritikash pasi në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet gjysmë e zhveshur në mbështetje të fushatës “Bring back our girls” për 200 vajzat e rrëmbyera nga organizata terroriste islamike e Boko Haramit.
Vendimin e modeles ruse 28-vjeçare për t’u shfaqur gjysmë e zhveshur e kanë quajtur mungesë respekti dhe injorancë. Sapo fotoja është postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram kanë vërshuar një numër i pafundëm kritikash dhe është quajtur një vendim i pavend.
Shumë komentues kanë shkruar “që të përdorësh këtë ngjarje, ku janë rrëmbyer 200 vajza, është e turpshme”.
Fushata “Bring back our girls” është përkrahur nga yjet e “showbiz”-it, por jo vetëm duke postuar në rrjetet sociale foto ku ata shfaqen me një pankartë në duar me mbishkrimin “Na ktheni vajzat tona”.
Add new comment