E sulmoi qeni, 7-vjeçari nuk mund të buzëqeshë.
Një 7-vjeçar u sulmua egërsisht nga një qen dhe si pasojë e kësaj, fatkqësisht vogëlushi nuk mund të buzëqeshë më kurrë.
Aaron Kudray nga Moston-i i Greater Manchester në Britani, po luante në oborr kur një bokser-bull (qen i shartuar) e sulmoi në fytyrë dhe krah.
Ai ia doli që t’i shpëtonte këtij sulmi gjallë megjithatë plagët e tij ishin të shumta.
Vogëlushi pësoi dëmtime të rënda në krah por mbi të gjitha tek tendinat që shërbejnë për të buzëqeshur. Mjekët janë të shqetësuar se kjo gjendje mund të jetë përmanente, megjithatë, Aaron do ti nënshtrohet një operacioni plastik, me shpresën se do të mund të qeshë sërish.
Ndërkohë, në Greater Manchester është aprovuar ligji për ashpërsimin e dënimit për të gjithë të zotët e qenve të rrezikshëm, “Dangerous Dogs Act”, që do të thotë se tani e tutje, çdo sulm agresiv nga kjo kafshë, do të sjellë dënim të ashpër për të zotin e tij.
Në rastin e sulmit nga 7-vjeçarit, i zoti i qenit në fjalë i shpëtoi këtij ligji, pasi ndryshimet nuk kishin hyrë ende në fuqi. Megjithatë, e zonja e bokserit-bull mori në mënyrë vullnetare masa për izolimin e qenit.
Kjo nuk është hera e parë që fëmijët në Britani mbeten viktimë e sulmeve të qenëve agresivë.
Add new comment