“Jennifer Lawrence është një demon”
James McAvoy e ka quajtur aktoren Jennifer Lawrence një demon, pasi sipas tij, ajo mund të krahasohet me shumë meshkuj me aftësitë e saj për të pirë dhe për t’u rrahur.
Aktori skocez luan krahas fitueses së Oskarit në filmin e ri “X Men: Days of Future Past” dhe është befasuar për mënyrën si ajo ka qëndruar përballë meshkujve gjatë xhirimeve.
“Ajo është një demon, pikë. Ajo mund të godasë, ka gjuajtje të mirë, mund të pijë. Është e përshtatshme. Më pëlqen ajo vajzë”, ka thënë aktori për revistën Details.
McAvoy, i cili në filmin e ri luan rolin e profesorit Charles Xavier, edhe në të kaluarën ka luajtur me femra të bukura. Në vitin 2008, ai është paraqitur në filmin “Wanted” krahas Angelina Jolie.
“Unë e kam puthur Angelina Jolien”, ka thënë ai me shaka.
Add new comment