Topi: Qeveria e re të zbardhë 21 janarin, ta dimë kush e bëri ‘grushtin e shtetit’

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 15:19

Kur jemi 1 muaj larg ngjarjes së 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, ish-presidenti i vendit dhe kryetar i FRD-së, Bamir Topi, ka bërë thirrje të zbardhet njëherë e mirë kjo ngjarje shumë e rëndë për t’i dhënë përgjigje edhe asaj që qeveria e djeshme dhe kreu i saj, Sali Berisha e quajti, grushti i shtetit.

“Do ndalem në një moment që i takon shtetit, moralit të shtetit të shqiptarëve dhe moralit të politikës dhe si një çështje me rëndësi të fortë juridike që do i japë kredibilitet në marrëdhëniet e qytetarit me shtetin, çështja e 21 janarit. Flas këtu si ish-kreu i shtetit, në emër të moralit dhe rëndësisë së institucioneve të pavarura. Politika që ka ndryshuar kahun ka një detyrë. Çështja e 21 janarit nuk është thjesht juridike, për t’u futur në labirintet, është në këndvështrim të fortë, çështje politike dhe morali politik. Sepse në parlamentin shqiptar, me urdhër të mazhorancës së atëhershme u ngrit një komision hetimor parlamentar që përfundoi hetimin pa asnjë raport. Sot nga parlamenti i ri, presim një prononcim. Kanë kaluar 3 vjet. Cili është fati i atij komisioni hetimor? Nga kush u krye grushti i shtetit, nga ish-Presidenti, nga ish-Prokurorja e Përgjithshme,nga ish-Kreu i SHISH-it, nga gazetarë? Nuk marr përsipër të flas për politikën, është thjesht çështje e politikës”, tha ai.

Duke u ndalur në zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike anëtar i së cilës ai vetë ka qenë, Topi e akuzoi ish kreun Berisha se po shkatërron filozofinë e së djathtës në vend, duke theksuar se është emergjente reformimi i së djathtës në Shqipëri.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.