Si shkarkoi Jozefina Topalli 44 punonjës nga Kuvendi

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 03:34

-Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i ri, Ilir Meta debatuan dje në lidhje me shkarkimet në administratën e Kuvendit. Në seancën e djeshme, ish-kryeparlamentarja i kërkoi pasardhësit që të japë sqarime për shkarkimet që, sipas saj, po ndodhin në administratën e Kuvendit.“Sot shënohet 23 vjetori i PD-së dhe unë sjell në vëmendje, sot këtu, se janë hequr një numër i madh grash, femrash nga puna, janë hequr nga puna administrata e Kuvendit. Deri tani janë hequr 45 dhe janë në listë dhe 25 të tjerë, nga një administratë që përbëhet me mbi 200 vetë, është shpenzuar paraja e dynjasë që të trajnohen këta njerëz dhe këta janë hequr nga puna. Ju përsërisni këtu se jeni konstruktiv, por keni hequr nga puna njerëz që merreshin me botimet e Kuvendit, redaktorë, punonjës të aftë. Nëse konstruktiviteti është të bëni terror ky është një lajm shumë i keq dhe dhurata më e shëmtuar që mund t’i bëni vendit, ditën e themelimit të Partisë Demokratike”. I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetarit të Kuvendi i cili propozoi ngritjen e një komisioni hetimor të drejtuar nga vetë deputetja Jozefina Topalli dhe deputeti Taulant Balla. “Ju bëni kërkesën me pretendimet konkrete dhe unë ju jap sqarim për çdo çështje për çdo gabim që mund të jetë bërë. Të ngremë një komision parlamentar për pushimet në administratën e Kuvendit dhe që javën që vjen të japin llogari personat përgjegjës për çdo emërim. Ju bëni një kërkesë në emrin tuaj ose të grupit parlamentar. Kuvendi duhet të jetë shembulli i parë ku zbatohet ligji", deklaroi Meta.

Shkarkimet e Topallit

Deklaratat e Topallit duket se bien ndesh me veprimet e kryera nga ajo vetë në kohën që ka drejtuar Kuvendit. Gjatë 8 viteve të drejtimit të saj si Kryetare e Kuvendit, mësohet se Jozefina Topalli ka shkarkuar 44 persona, edhe pse një pjesë e tyre kishin vite që punonin në administratën e Kuvendit. Në listën që disponon “Shekulli”, rezulton se dhjetë prej shkarkimeve të saj, janë punonjës që u emëruan po në kohën kur ajo vetë ka qenë Kryetare e Kuvendit, siç është rasti i Sekretarit të Përgjithshëm, Albert Kushti, drejtorëve të Drejtorive Ilir Dervishi dhe Benon Paloka, specialistes së informatikës, Arion Ballka dhe këshilltarit të komisionit, Eugen Pepa. Shkarkimet e kryera gjatë këtyre viteve rënduan së tepërmi buxhetin e këtij institucioni, i cili një vit më parë u detyrua që t’i kërkonte Gjykatës së Tiranës që të paguante të larguarit nga puna padrejtësisht me këste. Edhe pse periudha e drejtimit ka përkuar me një vit krize ekonomike, Kuvendi shtoi edhe 70 vende. Fenomeni tjetër ishte ai i rekrutimit të punonjësve, kryesisht nga zona apo krahina prej nga vjen dhe titullari. Në këtë rast, nga qarku i Shkodrës, vetëm nga vështrimi i organigramës së këtij institucioni në rang drejtorësh, rezulton se shumica e tyre janë me orgjinë nga rrethi i Shkodrës dhe më e pakta nga qarku i Shkodrës. Nga 23 drejtorë apo krerë shërbimesh në Kuvend, 12 prej tyre janë me origjinë nga vendlindja e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Një raport i tillë shtrihet edhe më poshtë në të gjithë administratën e Kuvendit.

Metodika e shkarkimeve

Që me ardhjen e saj, filluan edhe shkarkimet e para, kryesisht me këshilltarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Por në vitin 2010, kryetarja e Kuvendit do të nxirrte metodën e provimeve. Në vitin 2010, do të dilnin dy urdhra ku do të testoheshin të gjithë punonjësit e administratës së Kuvendit. Në urdhrin e parë, pavarësisht se pa u bazuar në asnjë referencë ligjore dhe në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit me anë të një urdhri të nxjerrë në datën 7 prill 2010, i bën me dije të gjithë shërbimit legjislativ të këtij institucioni se për të mbajtur vendet e tyre të punës shumë shpejt do t'i nënshtroheshin një testimi të njohurive të tyre mbi fushën juridike. Argumenti i dhënë prej tij në letër ishte sigurimi i përmbushjeve të detyrave më mirë. "Për të siguruar përmbushjen e detyrave me një cilësi më të lartë të parashikuar në përshkrimin e punës për secilin prej pozicioneve të stafit të shërbimit dhe për të evidentuar nivelin profesional stafi i shërbimit legjislativ do t'i nënshtrohet një testimi mbi njohuritë e domosdoshme që zotërohen dhe aplikohen prej tij në punën e përditshme", - thuhet në këtë urdhër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm që mban numër protokolli 964. Në atë urdhër do të theksohej se këshilltarët juridikë do të testohen mbi njohuritë e azhurnuara në lidhje me Kushtetutën, Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, Ligjet kryesore organike të institucioneve kushtetuese, kodet dhe pjesë të tjera të legjislacionit shqiptar, përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Gjithashtu, këshilltarët juridike do t'i nënshtrohen një provimi edhe për mënyrën e shkrimit ligjor dhe draftimin, hartimin e opinioneve ligjore mbi një arsyetim ligjor dhe përgatitjen e prapësimeve apo mbrojtjes ndaj kërkesave apo kërkesë padive. Pjesë e këtij testimi do të bëhen edhe këshilltarët dhe sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në të njëjtën ditë do të dilte edhe një urdhër i dytë me numër protokollimi 965, i cili kësaj here përveç shërbimit legjislativ i drejtohet edhe shërbimit administrativ dhe atij të informacionit e dokumentacionit, duke përfshirë kështu thuajse pjesën dërrmuese të nëpunësve të këtij institucioni. Me anë të tij, punonjësit e këtyre shërbimeve njoftoheshin se brenda muajit dhjetor të këtij viti do t'i nënshtroheshin një provimi lidhur me njohuritë mbi gjuhën angleze.

Në vitin 2006, institucioni legjislativ ka pasur plot 410 të punësuar, nga të cilët kanë qenë 130 shoferë deputetësh (kaq ka qenë numri i shoferëve të deputetëve, pasi pjesa tjetër e deputetëve ishin ministra dhe shoferët paguheshin nga dikasteret përkatëse). Kështu, nëse zbresim nga numri total prej 410 punonjësish që kishte Kuvendi në vitin 2006, numrin 130 që ishte numri i shoferëve, del se ky institucion në atë vit kishte 280 të punësuar në administratë.

Batuta

Topalli: Sot është 23 vjetori i themelimit të PD. Një ndër ngjarjet madhore që ka ndryshuar tërësisht jetën dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri. Për dhuratë për themelimin e PD-së, sot në administratën e Kuvendit të Shqipërisë janë hequr përsëri një numër i pafundmë gra, zonjash, djemsh. Kur kryetar ka qenë Pjetër Arbnori dhe sistemet janë ndryshuar, nuk ka hequr aq shumë nga administratë publike sa janë hequr nga ju. Deri në këtë moment që po flasim janë hequr nga administrata e Kuvendit 45 dhe janë në listë pritje 20 të tjerë që e çon numrin në 65-68 në një administratë që përbëhet gjithsej nga 208 vetë.

Ilir Meta: Unë mendoj që të mos ngatërrojmë dy çështje. Festën e Partisë Demokratike, që është edhe një festë për demokracinë në vend meqenëse është partia e parë opozitare, me problemet e administratës së Kuvendit, e cila shpresoj që nuk ka qenë partiake dhe nuk duhet të jetë partiake. Këto informacione që keni ju, unë nuk i kam. Ju i paskeni më të sakta se unë. Kam qenë jashtë.

Topalli: Ju lutem bëhuni serioz.

Meta: Për shkak të seriozitetit që ka kjo çështje, e cila nuk duhet të përzihet me festën e PD-së, unë edhe pse s’kam për detyrë të bëj interpelancë, sepse nuk ka interpelancë kryetari i Kuvendit, por unë jam gati që në çdo kohë që ju e kërkoni, të bëj një interpelancë këtu për problemet e reformës.

Topalli: Nuk ka ndodhur kurrë. Keni shkatërruar administratën. Ti nuk ke faj. Nuk e ka bërë as Pjetër Arbnori kur u ndërruan regjimet.

Meta: Për çdo gabim që mund të jetë bërë, unë jam gati që ta bisedojmë së bashku me ju.

Topalli: Mendoj që në detyrën e kryetarit te Kuvendit duhet të kemi pak seriozitet. Ju e dini që nuk ka interpelancë me kryetarin e parlamentit. Një gjë e tillë është terror dhe do të jetë turp për çdo kryetar parlamenti që të merrte një pastrim dhe një revansh të tillë.

Meta: Unë kam një propozim. Unë isha gati të bëja interpelancë edhe pse nuk lejohej. Mendoj të ngremë një komision hetimor parlamentar me dy bashkëkryetar, me zonjën Topalli dhe me zotin Balla që të shikojnë se si është zbatuar dhe zbatohet ligji.

Arta Dade: E mbështes propozimin tuaj për një komision hetimor, që përveç çështjes në fjalë kam një tjetër shqetësim. Për vërejtjet që janë bërë nga KE për shpenzimet në Parlament dhe nga ky komision të bëhet një hetim i thellë për shpenzimet e Parlamentit në 8 vite.

Shkarkimet e Topallit

Lista e punonjësve të larguar nga zonja Topalli, të gjetur në punë në vitin 2005, kur ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe të shkarkuar nga ajo.

1.Antoneta Lagji, drejtore drejtorie

2.Artan Aliçka. specialist

3.Besnik Shamblli. këshilltar komisioni

4.Çlirim Çepani këshilltar

5.Oilaver Çela. specialist

6.Oritan Devole. drejtor Drejtorie

7.Dritan Selo. drejtor Drejtorie

8.Dhurata Ganci Pastruese

9.Edmond Kallaverja. shofer

10.Edmond Verçani, drejtor i Përgjithshëm

11.Gezim Veleshja, këshilltar komisioni

12.Idar Bistri, keshilltar komisioni

13.Ilia Laska. drejtor Drejtorie

14.Ismail Tershana. specialist

15.Juliana Latifi, këshilltare juriste

16.Kamelja Vojka, specialiste përkthyese

17.Katjusha Pogaçe, shefe sektori

18.Klevis Xhangolli, specialist Informatike

19.Liliana Toci. specialiste

20.Liri Xhangolli, protokolliste

21.Mehmet Loci. drejtor Drejtorie

22.Mimoza Pashai. sekretare

23.Nuri Beli, drejtor Drejtorie

24.Ornela Këmbora, drejtore Drejtorie

25.Përparim Zogu, specialist

26.Pranvera Xhelo, specialiste, përkthyese

27.Remzi Strazimiri, përgjegjës sektori

28.Roland Daci, shofer

29.Shefki Hysa. specialist

30.Shkëlqim Xhelili, punëtor mirëmbajtje

31.Skënder Duka. zëdhënës shtypi

32.Vasil Shamo, elektricist

33.Violeta Dushniku. ekonomiste finance

34.Vojsava Nelo. sekretare komision

Lista e disa prej të larguarve nga zonja Topalli të mare nga vetë ajo në punë nga viti 2005 e deri sot dhe të larguar po nga ajo deri në fund të mandatit të saj.

35.Albert Kushti, sekretar i Përgjithshëm

36.Arion Ballka. specialist Informatike

37.Benon Paloka. drejtor Drejtorie

38.Eugen Pepa, këshilltar komisioni

39.Ilir Dervishi, drejtor Drejtorie

40.Pal Serreqi, drejtor i Përgjithshëm

41.Pëllurnb Sherifi, drejtor Drejtorie

42.Teuta Xhindi. drejtore Drejtorie

43.Vjollca Zaçe. këshilltare ligjore

44.Valbona Gumi

Shkarkimet e Metës, (lexuar nga Topalli)

Sidita Saraçi

Elma Higega

Lek Negri

Jak Gjoni (elektriçist)

Gentiana Tabaku

Malton Dibra

Alfred Bojaxhi

Arben Grori

Bashkim Çoku

Shpëtim Kacaci

Fatmir Shkëmbi

Neada Selmani

Dorina Azo

Viktor Kazonizaj

Shpëtim Kelmendi

Altin Kraja

Tufik Kalleshi

Ornela Kiçi

Valbona Upcama – ( Topalli u shpreh për të se, “Kur i kanë dhënë fletën, ka ngrit dy gishtat lart dhe ka thënë rroftë Sali Berisha. S’tuten këto kur kanë bërë detyrën e shtetit. Se të jesh mbështetës i Partisë Demokratike, je armik. Çfarë e dallon një sistem demokratik nga një regjim diktatorial? Lufta e klasave more. Ato s’duhet të jetojnë, të punojnë, emri i tyre s’duhet të dëgjohet”.)

Ilda Ziu

Migena Dibra

Etrit Teliti - (Topalli: Ka mbaruar për elektronikë. Ka bërë të gjithë sistemin e dixhitalizimit të Parlamentit).

Suela Musta – (doktorante)

Krenar Velçaj

Renald Meiko – (ka mbaruar jashtë shtetit, në Padova.)

Flevio Muzali

Enis Hoxha

Zmian Veliaj

Eni Pilko – (është një filma që është dhënë në Kongresin Amerikan. Kur ne krenohemi për besën e shqiptarëve, të atyre që në kushtet e Luftës së Dytë Botërore kanë marrë dhe kanë mbrojt çifutët në vendin tonë. Është e bija e asaj familjeje. Kaq dini të bëni ju.)

Blerina Toslluku

Jon Noja

Erdit Malaj

Arta Sakja – (në pritje këto)

Agim Përllaku

Kol Kamsi

Jetmir Karini - (në pritje)

Albana Elmazi

Jana Troshani

Nivini Lekaj

Anton Dukagjini

Pjerin Kiri

Agim Caka

Erjon Meta

Elena Misja – (20 vjet në punë).

Arjeta Çefa

Amanda Karapici

Keltion Hesolli

Elmal Tauzi

Almina Bujari

Kostana Furrxhi

Erald Osmanllari

Albana Kraja

Irena Çobani

Baki Shehu

Marjola Gjorga

Mirxhina Lekaj

Lek Trahaxhiaj

Rudi Shiroka

Zamira Musaraj

Elena Toto

Rezarta Shtylla

Najada Kromilla

Imami dhe Kodheli, ballë për ballë në Kuvend

Kodheli: “Bëre gropë në buxhet”; Imami: “Ike në ’90-n nga frika e prokurorisë”

Për herë të parë që pas dorëzimit në Prokurori të kallëzimit për ish ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, ky i fundit është përballur direkt dje me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kreu i dikasterit të Mbrojtjes deklaroi se kallëzimi penal për paraardhësin e saj ka ardhur pas auditimit të KLSH-së, ndërsa deklaroi se abuzimet kapin shifra marramendëse. “Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksapaguesve, por pranoj që ajo që dinim ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrupsionit. Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij”, tha Kodheli. “Duke dashur të mos merret me akuzën, sepse s’ka çfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ, jo si njeri i prezumuar i korruptuar, por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për arsye personale. Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij. Zotëria nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë me liderin e PS as ka qenë dhe as nuk do të jetë marrëdhënie pronar- çirak, siç e ka, jo vetëm ai, por kryetari i PD me liderin real të të dyve”, tha Kodheli. Ministria e Mbrojtjes nuk harroi të ironizojë pasardhësin e saj, pikërisht në ditën e themelimit të PD-së, duke i risjellë në vëmendje kur z.Imami do të kërkonte rrëzimin e Berishës si President. “ Edhe mua, edhe Edi Ramën, na urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithë së bashku, dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat e familjes sonë politike ku s’bën vaki që këto vlera të mira t’i shkelim apo më keq. Të jem e sinqertë. Nuk ka nevojë të jesh psikolog të shohësh frikën në çdo rresht të tij. Ai ka frikë cilido do të ishte shumë i frikur po të ishte në pozicionin e tij sepse ai e di se çfarë zullumi apo zullumesh mund të ketë bërë. E keni humbur shansin të merreni me politikë që nga dita që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën, pastaj zbritët nga ai dhe u gjunjëzuat para tij”, deklaroi Kodheli. Ndërsa, ish-ministri Imami u shpreh se padia e dorëzuar në prokurori është urdhëruar nga vetë kryeministri Edi Rama. “Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme. Veproni gabim kur flisni për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur më 1990 për 24 orë nga Posta Shqiptare për të mos u ballafaquar me vendin, mos kujto se e di ti dhe nuk e dimë ne, sesi ke ikur nga Banka Amerikane. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin janë marrëdhënie të njohura, të gjithë e dinë që ju bërtiste nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike”, tha Arben Imami.

Berisha dhe Paloka

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, mbrojtën deputetin Imami ndaj akuzave të hedhura nga ministrja Mimi Kodheli. “Nëse zëdhënëset nuk vijnë të flasin për ligjin, por për veten e tyre është fyerje e rëndë. Të dalë zëdhënësja e Edvin Ramës të flasë për veten e vet është turp. Ligji është ligj, por kjo qeveri i ka zëvendësuar me mashtrime”, the Berisha, ndërsa Paloka deklaroi: “Të sulmosh ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë që ka futur Shqipërinë në NATO, është e pafalshme. Po bëheni prokuror e gjykatës”.

Mesila Doda

Deputetja Doda kërkoi respektimin kuotave gjinore për emërimet e reja në shërbimin diplomatik. “Ministri i Jashtëm ka sjellë kandidaturat për ambasadorë dhe janë në limitet e kuotës gjinore dhe kandidaturat e tjera duhet të jenë gra. Nëse nuk do jetë kandidatura tjetër grua, aleanca e grave do të protestojë. Duhet që të respektojmë të drejtat e grave, siç ka qenë zv/drejtoresha e Policisë dhe ajo e INSTAT-it. Ju lutem, me pushtetin e Kuvendit, të respektohen”, tha Doda.

Ligji për tokën

Pas shtyrjes edhe me dy vjet të fuqisë së ligjit 9948 që ka të bëjë me dhënien e titujve të pronësisë të ish-tokave të kooperative, qeveria shqiptare do të shtyjë me dy vjet edhe ligjin 80 53 që ka të bëjë me dhënin e titujve të pronësisë me tokat bujqësore të shtetit apo të ndërmarrjeve shtetërore. Në të dyja ligjet rivendosja e fuqisë së veprimit do të shkojë deri në 31.12.2015. Të enjten e ardhshme do të kryhet miratimi në seancë plenare i ligjit 9948 që ka të bëjë me dhënien e titujve të pronësisë të ish-tokave të kooperative.Heshtja për Mandelën

Pas replikave u mbajt një minutë heshtje në nderim te jetës dhe veprës së Mandelës."Në respekt dhe mirënjohje të thellë për Nelson Mandelën dhe atë që ka bërë ai. Mandela ka lënë pas një trashëgimi se një njeri i vetëm mund të ndryshojë një vend. I dha Afrikës së Jugut lirinë që kërkonte dhe i dha botës një mësim atje ku racizmi dhe persekutimi ishin norma të shtetit ", tha Meta.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.