Statusi shtyhet për në qershor

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 15:59

Shqipëria nuk mundi të marrë statusin në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Siç edhe mund të pritej, 5 shtete të BE, Gjermania, Franca, Britania, Holanda dhe Danimarka propozuan qershorin e 2014-ës. Në këto momente ministrat janë duke riformuluar vendimin zyrtar, por mësohet se nuk do ketë kushte shtesë.Për të mësuar më shumë, “Top-Channel” realizoi një lidhje direkte me korrespondenten tonë në Bruksel, Arta Tozajn.

Ilir Paço, “Top-Channel” – Mbledhja, me sa duket, pjesa zyrtare ka përfunduar. Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të takimit?

Nuk ka status kandidat, por as kushte shtesë. BE ka shtyrë vendimin për dhënien e statusit gjatë presidencës greke që merr kryesimin e BE-se nga janari në qershor të vitit të ardhshëm

Arta Tozaj
Korrespondente e "Top-Channel" ne Bruksel Çfarë nënkupton riformulimi në bazë të propozimit të pesë shteteve, që ishin edhe vendet skeptike, Britania, Holanda, Danimarka, Gjermania e Franca? Pra, çfarë i kërkohet komisionit? Kushte shtesë apo thjesht kohë?

Arta Tozaj, Bruksel – “Nuk ka status kandidat, por as kushte shtesë. BE ka shtyrë vendimin për dhënien e statusit gjatë presidencës greke që merr kryesimin e BE nga janari në qershor të vitit të ardhshëm. Mbledhja sapo ka përfunduar dhe tani po mbahet konferenca. Ministrat e BE arritën kompromis për të shtyrë kohën e rishqyrtimit të statusit dhe debati ka vazhduar për formulimin e gjuhës teknike, në rekomandimin e muajit Dhjetor. Me gjithë mbështetjen e shumicës dërrmues, 5 vende nuk kanë qenë dakord t’i jepej statusi këtë javë, siç u paralajmëruar nga “Top-Channel”.

Ilir Paço - Cili ishte qëndrimi që shtyu përfundimisht këto vende të kërkojnë një kohë tjetër për miratimin e statusit?

Arta Tozaj, Bruksel - Kërkuan më shumë kohë për të vlerësuar rezultatet dhe qëndrueshmërinë e reformave, pasi në vend ka një qeveri të re dhe pavarësisht vlerësimeve pozivite për punën e saj të deritanishme, do të duhet më shumë kohë për të parë angazhimin e saj drejt realizimit të reformave dhe përbushjes së kushteve. Për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes së statusit, do të pritet një vlerësim i ri i Komisionit, drejt Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ilir Paço - Cili është reagimi i Komisionit Europian për shtyrjen e statusit, pasi zoti Fyle ka qenë një ndër mbështetësit e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë?

Arta Tozaj, Bruksel - Komisioneri për Zgjerim ishte i pari që u shpreh në “Twitter”, pak minuta përpara publikimit të vendimit zyrtar, për përspektivën e qartë të statusit për Shqipërinë në muajin qershor, por duhet patur parasysh që përveç Komisioni, është edhe Parlamenti, e përveç rezolutave e rekomandimeve, nuk janë ata që marrin vendimet, por Këshilli i BE-së, që asistohet nga këto dy institucione. Është me rëndësi të theksohet se formulimi nuk e bën procesin automatik, pavarësisht optimizmit të Komisonerit për Zgjerim. Statusi do të vlerësohet në qershor, pasi të rishihen rezultatet. Do të vlerësohet nëse Shqipëria ka bërë aq sa duhet rreth muajti mars dhe në bazë të rekomandimit, vendet anëtare do t’i rikthehen shqyrtimit drejt fundit të presidencës greke.

FOTOLAJM: Reagimi i Komisionerit te BE-se per Zgjerim, Stefan Fyle ne "Twitter": "Shqiperia, njihet nje progres domethenes dhe rritje e perpjekjeve nga qeveria e re. Nje perspektive e qarte per statusin kandidat ne muajin qershor"

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.