Deputetët demokratë vizitojnë Mziun në qeli

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 15:07

Një grup deputetësh demokratë i kanë bërë sot një vizitë kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Në përfundim të vizitës në burg, deputeti Aldo Bumçi ka dhënë një deklaratë, nëprmjet të cilës e quajti arrestimin e Mziut si politik dhe në shkelje të ligjit.

Bumçi tha se drejtësia po vepron me dy standarde, duke zhvilluar hetime në dy mënyra për dy kryetarë bashkie.

“Ne erdhëm sot një grup deputetësh për të vizituar kryetarin e Bashkisë së Kamzës z Xhelal Mziu dhe dëshirojmë të shprehim vullnetin tonë që në fillim për të respektuar shtetin ligjor dhe për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë. Por në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësimin tonë se që në krye të herës, se ky proces ka treguar dëshmi për ndërhyrje politike, për të manipuluar drejtësinë.

E para, ka qenë një shkelje flagrante e ligjit me masën e sigurisë për burgim me arrest dhënë në mungesë, kur z Mziu ishte në zyrën e tij. Normalisht duhej të thirrej në gjykatë kur trajtohej çështja. Pra ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë të ligjit sepse personi nuk ka qenë i thirrur në gjykatë kur u vendos masa e sigurisë. Kjo është shkelja e parë e rëndë.

E dyta, kemi vendosjen e një mase të skajshme. Arrest me burg është një masë ekstreme. Duke marrë në konsideratë të gjitha rrethanat, fakti që z Mziu është i zgjedhur për të dytën herë radhazi, nga qytetarët e Bashkisë Kamëz, por edhe nga rrethana të tjera, pra kemi të bëjmë me një masë aspak proporcionale. Fakti i tretë, për raste të tjera të ngjashme për kryetar bashkish apo kryetar komunash kemi masa të tjera sigurie si hetim në gjendje të lirë. Për z Mziu kemi një masë tjetër. Pse ligji nuk zbatohet me të njëjtin standard ?! Pse kemi dy standarde ?! Dy standarde ka vetëm ky ka vullnet për ndërhyrje politike”, tha Bumçi.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.