Presidenca e BE, Bushati i telefonon Venizellosit

Postuar në 09 Janar, 2014 08:09

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zhvilluar sot një telefonatë me homologun grek, Evangjelos Venizelos. Siç informon vetë shefi i diplomacisë shqiptare në faqen e tij në Facebook, midis dy homologëve u zhvillua një bisedë, e cila pati në fokus prioritetet e Presidencës se BE dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”.“

“Bisedë telefonike me homologun grek Venizelos për prioritetet e Presidencës së BE-së dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”, shkruan Bushati në Facebook.

Një ditë më parë, Venizellos tha se ecuria e Shqipërisë në procesin integrues është e kënaqshme dhe se Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke.

Në një intervistë për mediat  greke, Venizelos ka deklaruar ndër të tjera: “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do të shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke” tha ai.

Shefi i diplomacisë greke ka shtuar se, me cilësinë e kryesuesit të këshillit të ministrave të jashtëm, do të vizitojë gjithë kryeqytetet ballkanike. “Do të zhvilloj kontakte me qeveritë për të parë se si mund të  lehtësojmë perspektivën integruese. Besoj se ky gjashtëmujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të bëjmë aksione konkrete, të cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive europiane”, ka thënë ministri i jashtëm grek.

Sa i përket Maqedonisë, Venizelos e ka cilësuar si një rast problematik, pasi sipas tij, vetë qeveria e vendit fqinj nuk ndihmon me qëndrimin e vet që të plotësohen kriteret që duhet të përmbushë çdo vend, respektim i të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.