Arrestohen edhe dy deputetët të tjerë të Agimit të Artë

GREQI -Gjykata e Athinës ka vendosur masën arrest me burg edhe për dy deputetë të tjerë të partisë neonazite. Deri tani pesë deputetë të Agimit të Artë janë arrestuar dhe ndodhen në burg. Sipas medieve greke në paraburgim janë çuar deputetët Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos. Mediat greke bëjnë të ditur se vendimi u mor nga gjykatësi hetues i çështjes dhe prokurori përkatës.
Pas një dëshmie të gjatë prej 7 orësh para prokurorit, u vendos që dy deputetët të paraburgosen me akuzën për anëtarësi dhe lidership në organizatë kriminale.
Panajotis Iliopulos
Siç dihet tashmë, për të njëjtën çështje është e ndaluar sekretari i përgjithshëm i partisë Nikos Mikaloliakos dhe deputetët Kristos Papas dhe Janis Lagos.
Sapo u bë i ditur vendimi për paraburgosjen, një grup simpatizantësh shpërthyen në parulla zemërimi ndaj gjyqtarëve , gazetarëve dhe kryeministrit.
Rreth 30 aktivistë neonazistë që ndodheshin në hyrje të Gjykatës sulmuan gazetarët, madje hodhën edhe shishe mbi ta. Ndërkohë sot paradite do të dëshmojë para prokurorit deputeti neonazist Stathi Bukuras.
SHEKULLI
Add new comment