Shkarkohet kreu i ILDKP

Votimi i njëanshëm i mazhorancës, pa praninë e opozitës, i sugjeron Kuvendit të shkarkojë Zana Xhukën, inspektore e Përgjithshme e Institucionit që kontrollon pasurinë e politikanëve, zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy muaj me pare, me kundershtimin e opozites, pas ankesave te disa punonjesve te ILDKP-së, Komisioni i Ligjeve krijoi nje grup deputetesh qe bene disa verifikime, duke pyetur te interesuarit, mes te cileve nuk eshte Inspektorja e Pergjithshme, Zana Xhuka, sepse sipas deputeteve socialiste, ajo nuk pranoi.
Ne raportin e tyre flitet per disa shkelje ne detyre te zonjes Xhuka, por ne propozimin per shkarkim mazhoranca bazohet tek mospermbushja e kritereve formale te ligjit, qe kur ajo u dekretua nga Presidenti, duke mos patur dhe as ushtruar per 10 vjet profesionin e ekonomistes apo juristes.
"Kjo eshte arsyeja perse ne kemi propozuar ne perfundim te ketij raporti, qe Kuvendi te shpalle si absolutisht te pavlefshem vendimin e vet, lidhur me emerimin e zonjes Zana Xhuka si inspektore e pergjithshme", tha deputeti socialist Armando Subashi.
Duke shprehur kundershtimin e saj, opozita kishte kerkuar me heret nderprerjen e çdo procedure nga Komisioni i Ligjeve, pasi e konsideron kete vendim te mazhorances si antikushtetues. Tek procedura e ndjekur demokratet shohin nje sulm te Qeverise kunder institucioneve te pavarura me qellim venien nen kontroll te tyre.
"Dy drejtuesit e mazhorances interesin me te rendesishem qe kane ne te gjithe kete çeshtje eshte te fshehin pasurite dhe interesat e e tyre te paligjshme. Kontrollin në ILDKP-në e kërkojnë si instrument per te bere presion mbi gjyqesorin, mbi prokuroret dhe dhe mbi kundershtaret e vet politike", tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Opozita ka ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese proceduren e kontrollit te insitucioneve te pavarura nga Komisioni i Ligjeve, pasi e sheh ate si nje rrezik per fuksionimin e insitucioneve demokratike.
"Nese ne do te tolerojme kete shkelje te kushtetes dhe te gjithe bazes ligjore qe rregullon kontrollin nga Parlamenti, atehere pyetja qe shtrohet eshte: cili eshte institucioni tjeter i pavarur, kushtetues apo jo, i cili ka rradhen ne gijotinen e Komisionit te Ligjeve dhe te ketyre grupeve te kontrollit të jashtëligjshme?" tha Bylykbashi.
Opozita u largua nga Komisioni i Ligjeve pa pranuar te marre pjese ne diksutim, nje veprim qe kryetari socialist Fatmir Xhafaj e lexoi si perpjekje per mbrojtjen e nje personi dhe jo te insticionit. Zoti Xhafaj citoi nje nen te kushtetues per te treguar se veprimi i mazhorances per te kontrolluar veprimtarine e ILKDP-së, bazohej ne Kushtetuete.
"Drejtuesit e institucioneve shteterore, me kerkese te komisioneve parlamentare japin shpjegime dhe informojne per çeshtje te ndryshme te veprimtarise e tyre per sa e lejon ligji. Kjo eshte kushtetuat e vendit tone, edhe e mazhorances, edhe e opozites, e çdo qytetari. Kjo eshte Kushtetuta edhe per zotin Bylykbashi, edhe per Lulzim Bashën, edhe për Zana Xhukën, për të gjithë Dhe askush nuk mund te na e mohoje verifikmin e zbatimit te ligjit", tha Xhafaj.
Me ndryshimin e kreut te Institucionit te Verifikimit te Pasurive, mazhoranca do te propozoje edhe ndryshime per funksionimin e ketij institucioni dhe kriteret per zgjedhjen e drejtuesit te ardhshem.
Top channel
Add new comment