Kontrabanda e ilaçeve, arrestohet djali i xhaxhait të ish-ministrit Arben Imami

Arrestohet Bardhyl Imami, djali i xhaxhait të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për kontrabandë ilaçesh.
Imami dyshohet se për një periudhë 3 vjeçare ka ushtruar aktivitetin e kontrabandës në tregtimin e ilaçeve, me origjinë nga Italia.
Nga hetimi gjithashtu është dokumentuar implikimi i tij, në shpërndarjen dhe tregtimin ambulator të farmacive të ndryshme në Tiranë.
Po ashtu 50-vjeçari dyshohet se tregtonte edhe medikamente për shërbim spitalor falas.
“Strukturat kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti I”, bënë mundur sekuestrimin e një sërë medikamentesh kontrabandë dhe arrestimin Imamit, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në hetimet e kryera nga ky sektor, u arrit dokumentimi i kësaj veprimtarie të paligjshme për veprat penale të : “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi e konsiderueshme ilaçesh të ndryshme për shërimin e diagnozave të diabetit, zemrës, tensionit, syrit, antibiotik etj, medikamente të cilat arrijnë e vlerën e 11 mijë eurove.
Po ashtu këtij shtetasi, ju u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash si: 700 mijë lekë të rinj; 5500 paund; 7500 euro; 100 dollarë si dhe një automjet në pronësi të tij”, deklaron policia.
Dita
Add new comment