Mungesa e informacionit, Rama: Do të reformojmë shërbimin sekret

Mes debateve të shumta me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe Ministrave të kabinetit qeveritar për “tritolin”që shoqëruan seancën e gjatë plenare të ditës së djeshme, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe një herë qeverine e tij. Ndërsa foli në përfundim të punimeve parlamentare, Rama akuzoi opozitën se po bën politikë me krimin. Duke u kujtuar se mori në dorë një shtet të rrënuar nga e djathta, Rama tha se qeveria e tij mbetet e vendosur për të vijuar luftën e saj me krimin.
Opozita vajton humbjen e pushtetit
Kryeministri Rama kritikoi qëndrimin e opozitës për luftën kundër krimit. “Është diçka tjetër që në fakt e vajtoni me të vërtetë thellë po se thoni dot, humbjen e pushtetit tuaj të korruptuar deri në palcë, humbjen e kontrollit tuaj të dhunshmë mbi librat e llogarive të shtetit dhe të çdo kompanive private, humbjen e fuqisë policore që ju e bëtë njësh me forcën e krimit, nuk mund ta keni idenë sesa açik e tregoni vuajtjen për këtë humbje kur flisni për serverin e tatimeve kur ne, jo ju e audituam dhe çuam për hetim në Prokurori, mandje duke kërkuar që Prokuroria të angazhojë edhe ekspertizë ndërkombëtare për të zbardhur gjithçka brenda, ai han elektronik pa dyer dhe pa dritare.Le pastaj sesi ju duket në fytyrë dhe u ndjehet në çdo fjali vuajtja dhe sikleti kur luftoni fletërrufenë e ditës për policinë e shtetit. Aq keq e luani pjesën e të përvuajturit për mëmëdhenë sa duket sikur tërë natën e kaloni natën duke pritur plagë diku tritoli dhe të dilni me vrap të akuzoni jo krimin, po policinë. Që ju se keni me krimin, po policinë, këtë luftën tuaj të dëshpëruar këtë e tregon mirë dhe fakti se ju si bëni kurrë thirrje policisë për të zbardhë ngjarjet, por nxitoni ti kërkoni Ministrit të Brendshëm dorëheqjen. Madje as sot pas aksionit spektakolar të policisë , që zbuloi një pjesë të konsiderueshme të botës së zezë të tritolit, mozalla se heshtët se për të thënë ndonjë fjalë inkurajuese për policinë nuk pritet nga ju. Por prapë sulm, a thua se u trembët se mos trembën trimat e asaj botës së tritolit, është zgjedhja juaj mbase nuk keni zgjedhje tjetër me tërë ato gjynahe të pushtetit tuaj që ua lënë pa gjumë plakun dhe ua katranos dhe juve gjuhën. Por kot e keni, shtetin që ju rrënuat ne do vazhdojmë ta rindërtojmë” tha ai.
Reformimi i SHISH
Shefi i qeverisë theksoi nevojën e një reforme tërësore, ligjore dhe organizative, në Shërbimin Informativ Shtetëror, në mënyrë që të përmbushen nevojat për t’u përballur me sfidat e kohës. Ky është ende fillimi i funksionimit të policisë së shtetit, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se qeveria e tij do të jetë e kënaqur me rezultatet vetëm atëherë kur shifrat e krimit në vend të jenë në nivelet e vendeve të BE, ku dhe aderojmë të shkojmë.
“Janë kapur 15 përqind më shumë kriminelë brenda vendit dhe 110 përqind më shumë nga të kërkuarit ndërkombëtarisht. Janë kapur 35 përqind më shumë në fushën e drogës, 59 përqind më shumë autorë trafiqesh dhe mbi 70 përqind më shumë për korrupsion. Ne kemi trashëguar policinë me moshëm më të lartë në Evropë dhe me nivelin më të ulët arsimor, ndaj e kemi të vështirë. Sot ndjehet se keni përkeqësim të ndjeshëm sidomos në fytyrë. Aktet terrorizuese të goditjes me tritol janë për të kuptuar se reagimi i shtetit duhet të jetë shumë më kompleks se thjesht reagimi i policisë së shtetit. Siç thotë kryebashkiaku i Nju Jorkut, R. Xhuliani, ka të bëjë me kohën që i duhet rendit ligjor të organizohet siç është i organizuar krimi. Së shpejti në Kuvend do të shqyrtojmë reformën ligjore për rendin publik dhe do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit”, theksoi Kryeministri.
DITA
Add new comment