Topalli në NATO: Oligarkët shtypin opozitën përmes parave.

Si pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentere të NATOs sot Jozefina Topalli mori pjesë në takimin e Komitetit të Çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në takim mes folësve elitar ishte dhe zëvendës asistenti i sekretarit të përgjithshvm James Apparthurai. Në takim u diskutuan çështje që lidhen me Zhvillimet në Ukrainë, Siri, etj. mbledhja zhvillohet para Samitit të Natos që do mbahet në Britani. Ndërhyrja e znj. Jozefina Topalli lidhej me shqetësimet që ngriti John Kerry për “interesat e oligarkëve që perdorin paratë për të shtypur opozitën dhe kundërshtitë, për të blerë politikanë, media, për të shtypur interesat e aspiratat e qytetarëve. ” Ky shqetësim u diskutua edhe nga pjesëmarrës të tjerë .Në takim Jozefina Topalli kërkoi që të mbështetej Maqedonia dhe Mali i zi në anëtarësimin në NATO.
Add new comment