Jahjaga: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 03:02

Pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme. Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje që organizoi për përfaqësues tëinstitucioneve vendore e ndërkombëtare, me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë, të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ajo shprehu synimin e vendit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Ky gjashtë vjetor, sipas presidentes Jahjaga, e gjen Kosovën në një demokraci më të konsoliduar, me përpjekje të vazhdueshme për ta bërë vendin me një ekonomi të zhvillua,r dhe gjithsesi me këmbëngulje, për të avancuar proceset që qojnë drejtë integrimeve evropiane.

Mbetet ende rrugë për të bërë për të konsoliduar demokracinë, thotë ajo, për të vendosur sundimin e ligjit dhe të rendit në secilin skaj të territorit të Republikës, dhe për ta ndërtuar një shtet të pa korruptuar.

“Kemi ende për të dëshmuar se demokracia jonë, zhvillohet përmes vendosjes së themeleve të shtetit ligjor, të pastër e të pa korruptuar, një shteti të zhvilluar në të gjitha fushat. Ne duhet të hapim perspektivën tonë përmes thellimit të reformave të gjithëmbarshme, reforma që do të mundësojnë ecjen më të shpejtë të vendit tonë në rrugën e integrimeve. Reforma, që sa do të dhimbshme dhe të rënda, do të mundësonin të ardhme më të mirë”, shprehet presidentja Jahjaga.

E para e vendit, Atifete Jahjaga, deklaron se çdo vit janë shënuar arritje e sfida dhe se pavarësia e vendit është e pakthyeshme, e paprekshme.

Por, duhet të krijohen kushte të domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe investime te huaja, sipas saj, e që do të ndihmonin në rritjen e vendeve të punës.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e pa prekshme, e ndërtuar në çdo pjesë të territorit të saj, për çdo qytetarë të barabartë të saj, është një realitet i njohur në botë, një faktorë i rëndësishëm i marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, thotë presidentja Jahjaga.

Në pritjen që kishte organizuar presidenca, ishin të pranishëm kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministra nga kabineti i tij, përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore, liderë të partive politike, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, familjarë të dëshmorëve, akademikë e krerë të bashkësive fetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.