SHBA, gjykata jep pafajësi për babain, vrau djalin 7-vjeçar, të sëmurë.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 12:18

Një babai që vrau djalin e tij 7-vjeçar me aftësi të kufizuara, është shpallir i pafajshëm. Gjyqtarët thanë se ai nuk është fajtor, pasi justifikohet se e ka kryerkëtë krim nga tronditja mendore.
Jeremiah Lee VVright, 32 vjeç nga Thibodaux, në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranoi vrasjen e djalit të tij Jori Lirette, në 14 gusht të vitit 2011, duke deklaruar se nuk duronte dot faktin që të kujdesej për të voglin, i cili ishte i paralizuar tërësisht.
Sipas të dhënave të gjyqit, VVright e vrau të birin duke i prerë kokën, ndërsa pas krimit e la kokën në oborrin e shtëpisë, të cilën e ndante me nënën e të voglit, Jesslyn Lirette.
Pjesët e tjera të trupit u gjetën të mbyllura në qese të ndryshme në plehra, rreth 60 milje larg shtëpisë.
Babai akuzohej për vrasje të shkallës së parë, por gjatë procesit gjyqësor ishte shprehur se i biri ishte një manekinë dhe jo një njeri prej mishi dhe gjaku, çka bëri që teza e tij të cilësohej e besueshme dhe të shpallej jo fajtor. Ai deklaroi në gjykatë se, një natë para krimit ishte grindur me nënën e djalit dhe kjo ishte edhe arsyeja se pse e kishte lënë kokën e të birit në kopësht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.