Protesta e 20 shkurtit, Basha takon ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 12:06

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha organizoi një drekë pune me ambasadorët e vendeve të  Bashkimit Europian, SHBA dhe OSBE-së, me të cilët ndau shqetësimin për situatën në vend, për kursin anti-ligjor të qeverisë  dhe për aktet e saj të fundit kundër konsensusit politik.

Gjatë bisedës me ambasadorin e BE, Etore Sequi, atë të OSBE Florian Rauntig dhe ambasadorin e SHBA në Tiranë Etore Sequi, Basha e ka cilësuar të papranueshme dhe të paprecedentë në historinë e shtetit, nismën e re të qeverisë në dëm të administratës publike, që  ka të bëjë me vonesën e botimit të vendimit të  Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, vendim që ka hedhur poshtë aktin normativ që shtyu zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil, si dhe hartimin pa asnjë transparencë  të një projekt-ligji të ri që parashikon 16 nene anti-reformë  që dobësojnë statusin e nëpunësit dhe cënojnë  sigurinë juridike të administratës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.