KQZ i jep mandatin e deputetit Edmond Panaritit.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 08:16

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, i dha mandatin e deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Durrës, Edmond Panariti. Z. Panariti aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë në kabinetin qeveritar.

Pas njoftimit të Kuvendit për plotësimin e vakancës së krijuar pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të znj. Ermira Koçi, KQZ i kaloi mandatin e deputetit kandidatit në listën shumëemërore të LSI-së, Edmond Panariti.

Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi gjithashtu dhe raportin vjetor për veprimtarinë e KQZ-së, gjatë vitit 2013, që do t’i paraqitet së shpejti Kuvendit të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.