Ambasada apel shtetasve amerikanë: Bëni kujdes nga protesta e PD.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 15:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj që të kenë kujdes në protestën e ditës së enjte të organizuar nga opozita. “Partia Demokratike ka thërritur protesta kundër qeverisë të enjten, 20 shkurt, në orën 1:00 pm në sheshin Skëndërbej. Protestuesit do të mblidhen në shesh dhe do të marshojnë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt Sheshit Nënë Tereza. Demonstratat dhe aktivitete të tjera që nisin paqësisht mund të kthehen në konfrontime. Shmangni zonat e demonstratës, jini të kujdesshëm ndaj grumbullimeve të mëdha, protestuesve apo demonstruesve. Grumbullimet mund të kenë ndikim në arteriet kryesore të qytetit ashtu sikurse demonstrimet në një qytet mund të përhapen në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.