Vranë e dogjën dy viktimat nga Kruja, ndalohen dy të dyshuar, dy në kërkim.

Postuar në 21 Shkurt, 2014 07:59

Gëzhoja armësh dhe njolla gjaku janë gjetur në banesën ku dyshohet se ëshë kryer vrasja e dy personave që u gjetën të djegur në makinë në zonën e Kënetës në Durrës mesnatën e djeshme.
Policia tha se ka gjetur banesën ku është kryer krimi dhe ka sekuestruar aty prova të vlefshme për hetimin.
Burimet nga policia e Durrësit kanë thënë se nga hetimet e deritanishme janë shoqëruar 40 persona në cilësinë e të dyshuarve dhe dëshmitarëve.
Ndërkaq, sipas policisë, rezulton se në kryerjen e krimit kanë marrë pjesë katër persona. Dy prej të dyshuarve ndodhen aktualisht të shoqëruar në ambientet e policisë së Durrësit.
Dy persona nga Fushë - Kruja, Shaban Babasi dhe Artur Kasalli janë ekzekutuar me armë zjarri pistolete dhe më pas u dogjën brenda makinës së tyre.

Ata rezulton se kanë precedentë penale ndërsa policia thotë se ka shpallur në kërkim edhe dy të dyshuar për pjesëmarrje në krim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.