Vjedhje me armë në mes të qytetit, pranga 32 vjeçarit.

Durrës, 21 shkurt 2014, NOA.al- Vjedhje me armë në mes të qytetit të Durrësit, është kjo akuza që rëndon ndaj 32 vjeçarit Spiro Dede, i cili përfundoi në prangat e policisë. Falë bashkëpunimit me policinë e kryeqytetit, në Allias të Tiranës, ku Dede strehohej prej disa kohësh, u bë arrestimi i tij, pasi gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Dede akuzohet se në muajin tetor në qendër të qytetit të Durrësit, nën kërcënimin e armës, ka vjedhur automjetin Benz me targa AA 994 BJ, shtetasit P.H. Në sajë të hetimeve intensive, Spiro Dede u identifikua si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në muajin tetor duke u bërë arrestimi i tij pas katër muajsh kërkimesh.
Add new comment