Identifikohet i dyshuari për vrasjen dhe djegien e dy personave në Durrës.

Policia ka thënë se 32 vjeçari Odise Verboshi është personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Durrës. Policia ka shpallur në kërkim të riun, i cili është banor i lagjes Shkozet.
Dy persona nga Fushe- Kruja, Shaban Babasi dhe Albert Kasalli, jane ekzekutuar me armë zjarri dhe më pas djegur, brenda makinës së tyre para mesnatës së enjte.
Njëri nga trupat e viktimave, ndodhej në bagazh, kurse tjetri në sediljen e pasme të benzit të shkrumbuar, i cili u gjet ne mesnatën e të enjtes , pranë tregut të makinave në zonën e ish-Kënetës.
Sipas policisë, ekzekutimi është bërë në një banesë në Shkozet, ku dhe janë gjetur gjurmët e gjakut. Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarjeje, është prishja në pazaret e drogës.
Add new comment