Tiranë, shpërthim i fuqishëm pranë Institutit të Higjienës, plagosen 3 persona.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 10:00 në rrugën “Pjetër Budi”, pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku mendohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet rreth ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që brenda lokalit të jetë vendosur një sasi e vogël tritoli.
Add new comment