Gjirokastër, vetëvritet me armë zjarri një 37-vjeçare.

Postuar në 26 Shkurt, 2014 11:44

Një 37-vjeçare në Gjirokastër i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua rreth orës 07:40 në fshatin Libohovë, ndërsa Albana Rustemi është vetëqëlluar me armë zjarri pistoletë në banesën e saj dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pak minua më vonë.

Paraprakisht policia dyshon se ngjarja ka si motiv depresionin nga i cili vuante prej disa kohësh 37-vjeçarja, e cila prej pak muajsh ishte kthyer nga emigracioni në Greqi. Policia ka gjetur në vendngjarje edhe dy letra që viktima ka lënë për familjarët e saj, çka përforcon pistën e vetëvrasjes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.