Mat, 25-vjecari arrestohet me eksploziv, drogë e armë në banesë.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 03:51

Një i ri është ndaluar sot nga policia me një sasi lënde eksplozive. Burimet nga Policia e Matit thanë se në bashkëpunimin me policinë e Dibrës gjatë një operacioni kanë sekuestruar  lëndë eksplozive, armë dhe lëndë narkotike.Operacioni është zhvilluar në fshatin Fshat të Klosit  ndërsa në pranga ka rënë edhe 25-vjeçari Gentian Kërçiku.Sipas policisë, arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi në banesën e tij u gjet një sasi tritoli, kapsolla ndezëse, një automatik dhe një sasi lënde narkotike.Pas arrestimit të të dyshuarit, materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.