Rreh barbarisht gruan, pranga shqiptarit në Itali.

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Diano San Pietro pasi ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij në mënyrë të rëndë.
Policia ka pohuar se një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit mëngjesin e sotëm, pas njoftimit se ai kishte dhunuar gruan duke e goditur në fytyrë.
Gruaja është dërguar në spital për t’u mjekuar, pasi ishte gjakosur në fytyrë. Të gjithë skenën e ka parë edhe vajza e vogël e çiftit. Sipas dëshmisë në polici, shqiptari ushtronte dhunë fizike prej kohësh ndaj gruas së tij, dhe më para disa muajsh ajo i ishte nënshtruar një operacioni në sy, pas dhunës të ushtruar nga bashkëshorti. Gruaja edhe pas dëmtimeve të fundit të marra, rrezikon të humbë shikimin.
Burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes nën efektin e alkoolit dhe është dashur ndërhyrja e karabinierëve për ta larguar burrin nga gruaja. Masa e dënimit do të rëndohet pasi burri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes para disa kohësh.
Add new comment