Beqaj mbledh shefat e QSUT: Kujdes me gripin, priten rastet në rritje.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:45

Pas vdekjes së 30 vjecares shtatzënë, viktima e parë e gripit pandemic në shqipëri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbledhur ditën e shtunë në qendrën spitalore nënë tereza në tiranë komitetin ad hoc për përgjigjen ndaj gripit i përbërë nga shefat e shërbimeve në qsut dhe specialistë të shëndetit publik.

Pasi analizoi situatën aktuale të gripit në vend, masat e marra dhe përgjigjen e deritanishme ndaj rasteve të paraqitura dhe atyre të dyshuara me grip, si dhe bazuar në të dhënat e fundit të sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (Albanian Epidemiologic Report Tool) dhe virologjike SENTINEL, komiteti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit dhe me prirje rritëse.

Prej javës së 3-të të muajit Tetorit 2013 deri më datën 28 Shkurt 2014 janë dërguar në në ISHP 476 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Gjithsej, 72 (15%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e Gripit. 36 (50%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 36 (50%) mostrave pozitive me virusin A(H1)pdm09. Ndërkohë, numri i rasteve me SRRS (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute) rezulton të jenë 134, prej të cilëve, 3 janë me A(H1) dhe 7 me A(H3).

Këtë vit në Shqipëri po qarkullojnë dy tipe të njëjta të virusit të gripit, a h1 dhe ah3 në ndryshim nga viti i kaluar, kur ka qarkulluar edhe virusi i tipit B gjë që shpjegon edhe paraqitjen e rasteve të rënda të komplikuara në shërbimet tona spitalore.

Komiteti i ngritur për përballimin e situatës epidemike të gripit kërkoi zbatimin me rigorozitet të sistemit të referimit të rasteve me SRRA (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute) nga spitalet rajonale drejt atyre universitare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.