Protesta e furgonave, Basha: Jo politike, por për shkak të rrënimit ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në forumin e Tiranës për lirinë ekonomike. Duke iu referuar protestës së taksive 8+1, lideri i PD-së, tha se kërcënimi ekonomik sot është fakt. Sipas Bashës ajo nuk ishte një protestë politike, por për shkak të rrënimit të tyre ekonomik.
“Kërcënimi ekonomik është fakt. Greva e furgonave ka tendencë të kthehet në lojëra fajësimi, por janë 20 mijë sipërmarrës të vegjël, mijëra të papunë. Kjo është arsyeja e revoltës që po nxit frymën e protestës. Protestuesit nuk kanë synim politik por vetjak”, tha ai
Sipas Bashës, një qeveri liberale s’do operonte kështu me sipërmarrësit. Ai shtoi se “shqiptarët u ngritën në protestë për shkak të rrënimit, për shkak të hedhjes në erë të sigurisë ekonomike”, nënvizoi Basha.
Add new comment