Shënohet viktima e tretë në Shqipëri nga gripi i derrit.

Shënohet zyrtarisht viktima e tretë në Shqipëri nga virusi AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e kaluar shtetasi 71 vjeçar Hiqmet Fekollari. Fekollari nga Kombinati i Tiranës është viktima e tretë brenda pak ditësh. Më herët, gripi i derrit i mori jetën një gruaje 30 vjeçare shtatzënë dhe një të moshuari 86 vjeçar.
Add new comment