Zaganjori thërret mbledhjen e Konferencës Gjyqësore.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K.) dhe në mbështetje të Ligjit nr.77 datë 26.07.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”, neni 13/b, vendosi të thërrasë mbledhjen vjetore të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila do të organizohet në Tiranë në datën 18.04.2014.
Në këtë konferencë do të diskutohen çështje të cilat kanë prioritet dhe interes të veçantë për pushtetin gjyqësor.
Gjithashtu, gjatë punimeve të konferencës do të prezantohen raportet përkatëse të Komisioneve të KGJK-së në lidhje me politikat dhe programet, sipas fushave të tyre të kompetencës.
Add new comment