Armend Dallku largohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Postuar në 06 Mars, 2014 14:00

Mbrojtesi Armend Dallku është larguar nga Kombëtarja shqiptare e futbollit per shkak te daljes ne pension. Futbollisti ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën vetëm me klubin ukrainas Vorskla Poltava.
Dallku ka luajtur 64 ndeshje me fanellën e Kombëtares, ku ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës në 9 tetor të vitit 2008.
Largimi I Dallkut nga kombëtarja është konfirmuar edhe nga kreu I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
“Të vjen keq, që largohet një lojtar me kaq kontribut në ekipin kombëtar. Unë do ta vlerësoja Dallkun, si futbollist dhe si njeri, për atë që ka dhënë në shërbim të skuadrës kombëtare. Dëshiroj ta falënderoj publikisht, për ç’ka ka dhënë dhe i uroj fat dhe suksese”, ka deklaruar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.