Laç, vrau vëllezrit Cara, arrest me burg për Altin Pirolin.

Postuar në 07 Mars, 2014 08:50

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën ‘arrest’ me burg ndaj Altin Pirolit.

Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Andrea dhe Endri Cara.

Pirolit i është gjetur një listë me emrat e 15 personave. Të renditur ishin dhe emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kurbinit. “Dyshohet se Piroli kishte në plan t’i vriste”, bën të ditur policia.

Sipas policisë, autori në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë i droguar dhe se vrasja është kryer nën efektin e drogës.

Një ditë më parë burime nga Policia e Laçit konfirmuan se personi, Altin Piroli njihej si një person me probleme të rënda mendore. Të njëjtat burime thanë se Piroli e konsideronte veten si Jezu Krishti.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 08:30 pranë stacionit të furgonëve në qendër të qytetit, ku dy vëllezërit Andrea dhe Endri Cara, janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi, Altin Piroli. Autori u prangos menjëherë nga policia. Nga breshëria e plumbave u plagosën aksidentalisht dhe 2 kalimtare, mes tyre një fëmijë 13 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.