Tiranë, kamerat filmuan vrasjen e 50-vjeçarit, u qëllua nga dy autorë me kapucë.

Postuar në 12 Mars, 2014 06:18

Një kamera e një biznesi në zonën e Xhamllikut ka filmuar vrasjen e 50-vjeçarit Sami Sheka i cili u qëllua me tre plumba mbremjen e djeshme në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se në pamjet e kameras, duken dy persona të cilët janë me kapucë dhe që afrohen e qëllojnë me armë 50-vjeçarin pranë banesës së tij.
Policia ka thënë se gjatë natës ka marrë në pyetje tetë anëtarë të familjes së viktimës ndërkohë që sipas burimeve, 12 persona të dyshuar janë shoqëruar gjatë natës në polici dhe janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Deri tani nuk ka ende të dhëna për motivet e vrasjes e cila ka mbetur e pa zbardhur edhe pse policia po punon për identifikimin e autorëve të krimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.