Rama në Kavajë: Në pak ditë, tre zyra punësimi ndërmjetësuan punë për 1500 persona.

Kryeministri Edi Rama deklaron se në një muaj, tre zyra të hapura të punës kanë ndërmjetësuar fillimin e marrëdhënieve të punës për rreth 1500 persona. Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri gjatë një takimi që zhvilloi në zyrën e punësimit në Kavajë ku foli edhe për krijimin e një zone industrial.“Mbështetja dhe fuqëzimi i sipërmarrjes përmes vënies në dispozicion të gjithë atyre që duan të bëjnë investime të reja, të një kapitali njerëzor që është i skanuar me kategori, me kualifikime dhe me të dhënat e nevojshme që biznesi të mos humbasë kohë dhe mundësi për të bërë përzgjedhjen më të mire”, u shpreh Rama.
Ne, vijoi ai, jemi në një proces për të krijuar një zonë industriale pranë Kavajës që do tëe shërbejë si një platformë për ndërtimin e kapanoneve për Fasonët dhe për të kryer investime të tjera me natyrë prodhuese.
Duke folur për biznesin fason, Rama tha se shumë shpejt do të ketë një paketë shumë të rëndësishme për industrinë Fason që ka një tipar karakteristik që zhvillohet shpejt dhe krijon shpejt vende të reja pune.
“Këtu në Kavajë kemi një të dhënë tjetër që 2055 gra dhe vajza që janë pa punë. Është koha që të shpjegojmë me durim që shteti s`mund të jetë punëdhënësi më i madh, punëdhënësi më i madh është sipërmarrja private dhe prioriteti ynë rritja e punësimit është e lidhur me krijimin e kushteve për të nxitur sipërmarrjen që të zgjerohet dhe për investimet e huaja”, insistoi Rama.
Add new comment