Rendi dhe marrëdhëniet me SHISH, ministri Tahiri takon presidentin Nishani.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, rreth situatës së rendit dhe sigurisë në vend.
Mësohet se temë e takimit, që po zhvillohet në Presidencë, janë edhe marrëdhëniet e Shërbimit Informativ Shtetëror me Ministrinë e Punëve Brendshme. Takimi zhvillohet me kërkesë të ministrit Tahiri.
PEak javë më parë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka fajësuar Shërbimin Informativ Shtetëror se është inaktiv dhe nuk informon për ngjarje të rënda, siç kanë qenë shpërthimet me tritol kohët e fundit. Por presidenti Nishani e ka përgënjeshtruar ministrin Tahiri duke theksuar se Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme ministrinë e Rendit për “tritolin”.
Add new comment