Tahiri: Fëmijët e të rënëve në detyrë pa procedurë në shkollën e policisë.

Postuar në 19 Mars, 2014 08:25

Fëmijët e policëve të rënë në detyrë do të pranohen në Akademinë e Rendit pa kaluar në procedurat standarde për tu bërë pjesë e shkollës së Policisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri gjatë një deklarate për mediat, ku bëri të ditur se Qeveria Shqiptare miratoi të mërkurën, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme pranimin e fëmijëve të policëve të rënë në detyrë pa kaluar procedurat normale.

Tahiri tha, ky është një borxh që i kemi heronjëve të rrugës. “Qeveria Shqiptare në kuadër të punës për forcimin e rendit dhe sigurisë ndërmori një ditë më parë testimin e 10 mijë të rinjve të cilët aspirojnë të jenë pjesë e forcave të Policisë Shqiptare.

“Në kuadër të këtij testimi qeveria shqiptare pranoi sot të bëjë një përjashtim duke i hapurr dyert e akademisë së rendit fëmijëve të Policëve të rënë në detyrë të cilët kanë dëshirë të ndjekin hapat heroik të të parëve të tyre, kjo është një borxh që i kemi heronjve të rrugës”, nënvizoi Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.