Zgjatet me një vit, ligji i kompensimit të pronave.

Postuar në 20 Mars, 2014 04:09

Këshilli i Ministrave ka vendosur dje të shtyjë me një vit kohëzgjatjen e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Vendimi vjen vetëm pak javë përpara datës së skadencës së zbatimit të këtij ligji, i cili, sipas parlamentit të mëparshëm, mbetej në fuqi deri më 30 prill 2014. “Në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Në nenin 24, data ’30.4.2014′ zëvendësohet me ’30.4.2015′. Në nenin 28, data ’30.4.2014′ zëvendësohet me ’30.4.2015′” përcakton vendimi i djeshëm i Qeverisë. Në këtë mënyrë, si dhe më parë, Këshilli i Ministrave zgjat edhe për një vit efektin e ligjit të kompensimit të pronave, problem i cili është shumë larg zgjidhjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.