Belgjikë, arratiset nga burgu shqiptari i dënuar për vrasje e grabitje .

Postuar në 22 Mars, 2014 15:20

Një shqiptar 18-vjeçar, i akuzuar për vrasje, ka arritur të largohet nga burgu për të miturit. Aurel Jakupi, 18-vjeç është arratisur dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas mediave, shqiptari Aurel Jakupi është dënuar nga një gjykatë belge për vrasje dhe ishte dërguar ditën e enjte për mjekim në një spital në afërsi të institucionit ku vuante dënimin, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Kur arriti te spitali, Jakupi u arratis bashkë me një të mitur tjetër. Shqiptari është ndjekur nga mjek për disa metra, por arriti të largohej humbi gjurmët.
Sipas njoftimeve shqiptari Aurel Jakupi është shpallur fajtor për vrasjen e 79-vjeçares Marie Verelst.
Viktima ra viktimë e grabitjes së dhunshme të kryer nga shqiptari dhe mbeti e vdekur për shkak të plagëve të marra.
E moshuara u masakrua nga shqiptari Aurel Jakupi dhe dy bashkëpunëtorët e tij në nëntor të vitit 2012.
Fotoja e shqiptarit është shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe ai rezulton të jetë mes personave më të kërkuar.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.