Rama viziton një biznes fason: Shteti do mbulojë sigurimet për punonjësit me kohë të shkurtër.

Postuar në 23 Mars, 2014 05:51

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një fabrikë të Gjatë të biznesit fason në Kamëz, Kryeministri Edi Rama, ku ka premtuar se do të hiqet taksa e punësimit të punonjësve për një periudhë kohore.

“Do trajtojmë më specifikisht doganat sa i takon paketave për fasonët. Procesin nga 1-2 ditë do e reduktojmë në pak orë”-kështu është shprehur gjatë fjalës së tij kryeministri Rama.

Sipas Ramës, sa i takon heqjes së taksave të punësimit të punonjësve për një periudhë kohore, pjesën e mbulimit të sigurimeve do ta marrë përsipër shteti. “Kjo iniciativë do bëhet për t’i dhënë shtysë punësimit”.

Fabrika “Alba shoes grup”, ka aktualisht 1650 punëtorë, ku pritet të punësohen dhe 300-400 punonjës të rinj. “Alba shoes grup” është një fabrikë me cikël te mbyllur dhe së shpejti do të hapet edhe një filial të sajin në Vlorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.